Fjalë Kyçe

Ambasada në Berlin thotë se Gjermania nuk e tregoi identitetin e personit të katër që vdiq në aksident

Ambasada në Berlin thotë se Gjermania nuk e tregoi identitetin e personit të katër që vdiq në aksident

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë detaje për pesë shtetasit kosovarë të cilët kanë qenë të përfshirë në aksidentin e djeshëm në shtetin gjerman.

Ambasada përmes një statusi në Facebook ka thënë se në aksidentin e djeshëm kanë qenë të përfshirë pesë shtetas të Kosovës, tre persona kanë vdekur nga familja K. me prejardhje nga Kosova ndërkaq për personin e katër autoritetet gjermane nuk kanë bërë të ditur identitetin, raporton Gazeta Express.

“Sot në mëngjes kemi informuar Ministrinë e Jashtme të Republikës të Kosovës që në aksidentin e djeshëm në autorrugën B31 tek Meersburg (Baden-Ëürttemberg) kanë qenë të përfshirë 5 shtetas të Kosovës. Dje kanë vdekur 3 persona- dy nga familja K. nga Kosova dhe një person tjetër kurse sot paradite ka ndërruar jetë personi i katërt. Nga familja K. me prejardhje nga Kosova kanë vdekur 3 persona. Për personin e 4 autoritetet gjermane nuk kanë bërë të ditur identitetin”, thuhet në reagim.

https://www.facebook.com/embassyrks.germany/posts/3450950178316284