Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me ambasadoren franceze, Marie-Christine Butel e kanë vizituar pikëkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.
Përmes një postimi në llgarinë e tij në Twitter, Rohde tha se vënë re bashkëpunim midis autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë për t’ua mundësuar serbëve ta kalojnë kufirin pa vështirësi.
“E vizituam pikën kufitare në Merdar së bashku me ambasadoren e Francës në Kosovë, Butel. Pamë bashkëpunim të mirë: 4 korsi funksionale në të dyja anët. Dëgjoj se Kosova – siç është premtuar – ka shtuar personelin në pikat përkatëse kufitare për të mundësuar kalime të qeta kufitare, në mënyrë që votuesit me të drejtë vote të mund të votojnë”, ka shkruar Rohde.
Visited Merdare border crossing with Ambassador Butel @FranceauKosovo. We observed good cooperation: 4 lanes operational on both sides. I hear 🇽🇰has increased -as promised- staff at relevant border points. 👍 for enabling smooth border crossings so eligible voters can vote 🗳 pic.twitter.com/rj87fKasHM
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 3, 2022