Fjalë Kyçe

Ambasadori amerikan fton kosovarët të dalin në votime

Ambasadori amerikan fton kosovarët të dalin në votime

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë. Në një postim në Twitter ai ka shkruar se sot është dita për t’u votuar, dhe kjo është shumë e rëndësishme.

“Mirëmëngjesi votues të Kosovës. Sot është dita të dilni dhe të votoni. Vota juaj është e rëndësishme – votoni për veten tuaj, vendin tuaj, të ardhmen tuaj. Kosova është shtëpia juaj”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencë për media ka thënë se të gjitha qendrat e vendvotimeve janë hapur me kohë, përjashtim disa qendrave të vogla që ka pasur vonesa të vogla.

“Në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali zgjedhor dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, me përjashtim të disa qendrave të vogla që janë hapur me vonesë prej pak minutash”, ka thënë Elezi, transmeton Koha.net.

Tutja ai ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje.

“KQZ-ja fton të gjithë qytetarët për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar”, ka thënë Elezi.