Fjalë Kyçe

Ambasadori Bajrami: Kosova nuk refuzoi që serbët të votojnë, Serbia nuk pranoi kushtet

Ambasadori Bajrami: Kosova nuk refuzoi që serbët të votojnë, Serbia nuk pranoi kushtet

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami ka thënë se shteti i Kosovës nuk ka refuzuar lejimin e serbëve për të votuar, por është faji te shteti serb i cili nuk ka pranuar kushtet e vendosura nga Kosova për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve.

Ambasadori Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka theksuar se presidenti serb qëllimisht ka bërë deklarata të rrejshme lidhur me këtë tematikë.

“Presidenti i Serbisë mblodhi dje Këshillin e Sigurimit për të diskutuar “refuzimin” e Kosovës për të lejuar serbët e Kosovës të votojnë në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë!

Kjo është një tjetër deklaratë e rreme qëllimisht.

Nuk ka asnjë refuzim”, shkroi ai në Twitter.

Ai ka thënë se Kosova ka ftuar Serbinë që të pajtohet me kushtet në të cilat mund të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë. Po ashtu, Bajrami shtoi se kjo nuk ka të bëjë me të drejtën e votës, por me atë se si mund të ushtrohet e drejta e votës së serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë.

“Kosova e ftoi Serbinë të pajtohet për kushtet në të cilat mund të mbahet votimi. Për të pasur një marrëveshje.

Nuk ka të bëjë me të drejtën e votës. Bëhet fjalë se si mund ta ushtrojnë atë të drejtë serbët e Kosovës me shtetësi të dyfishtë”, shkroi Bajrami.