Fjalë Kyçe

Ambasadori gjerman rreth Covid-19: Të padurueshme pamjet në rrugë dhe tarracave të kafeneve

Ambasadori gjerman rreth Covid-19: Të padurueshme pamjet në rrugë dhe tarracave të kafeneve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i ka quajtur të padurueshme pamjet e rrugëve nëpër Kosovë të mbushura me njerëz si dhe frekuentimin e kafiterive në këtë kohë kur numri i rasteve të të prekurve me Covid-19 ka shënuar rritje.

Duke komentuar një donacion të Zyrës së BE-së në Kosovë për Ministrinë e Shëndetësisë, ai ka bërë thirrje që të respektohen masat qeveritare, transmeton Klan Kosova.

“Mendoj se kjo do ta frymëzojë secilin që të sillet me përgjegjësi dhe institucionet shtetërore dhe Qeveria të sigurojnë zbatim të fuqishëm të rregullave”, është shprehur ai përmes Twitter.

“Pamjet e rrugëve dhe tarracat e kafeneve, të padurueshme,. Pasojat do të shihen në kujdesin intensiv”.