Ambasadori i BE-së në Beograd, Sem Fabrizi është takuar sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Temë e takimit mes tyre ka qenë integrimi i Serbisë në BE dhe vazhdimi i dialogut me Kosovën, shkruan B92.
Vuçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe ka shtuar se shteti i tij duhet ta vazhdojë rrugën drejtë BE-së.
Fabrizi ka ritheksuar përkrahjen e plotë të BE-së për Beogradin në këtë rrugëtim, dhe ka thënë se procesi i reformave në fushën e sundimit të ligjit është me rëndësi të madhe.
Poashtu ai ka ripërsëritur rëndësinë e vazhdimit të negociatave Prishtinë-Beograd sipas kornizës së sponsorizuar nga BE. Ai ka thënë se një marrëveshje për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve duhet të arrihet sa më parë që të jetë e mundur.