Fjalë Kyçe

Ambasadori i Gjermanisë: Duhet angazhim më i madh në Kosovë për ta luftuar COVID-19 dhe korrupsionin

Ambasadori i Gjermanisë: Duhet angazhim më i madh në Kosovë për ta luftuar COVID-19 dhe korrupsionin

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, u është drejtuar qytetarëve të Kosovës përmes një videoje të publikuar në Twitter.

Duke përmendur përparimin e Kosovës dhe dëshirën për ta njohur edhe më mirë Kosovën, megjithatë, Rohde përmed edhe disa sfida.

“Ka shumë sfida, përfshirë ato për në integrimin euro-atlantik. Më lejoni të theksoj një gjë: Gjermania është përkrah jush”, thotë ndër tjera Rohde.

“Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë në listën tonë gjatë presidencës së Këshillit të BE-së. Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë është prioritet i rëndësishëm, Gjermania, si donatorja më e madhe bilaterale, gjithashtu pret përparim substancial në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit”, thotë Rohde.

Në fund, Rohde thotë se situata me pandeminë në Kosovë nuk është e mirë dhe se Qeveria e Parlamenti duhet të fokusohen në luftën kundër COVID-19.

“Shifrat në rritje janë brengosëse. Duhet angazhim më i madh për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të rimëkëmbur ekonominë”, thotë Rohde.

https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1291296122699423746?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1291296122699423746%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2F232332%2Frohde-duhet-angazhim-me-i-madh-ne-kosove-per-ta-luftuar-covid-19-dhe-korrupsionin%2F