Fjalë Kyçe

Ambasadori i Izraelit në Beograd: Nuk i pëlqeu Vuçiqit, por njohja e Kosovës është punë e kryer

Ambasadori i Izraelit në Beograd: Nuk i pëlqeu Vuçiqit, por njohja e Kosovës është punë e kryer

Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ka thënë se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 4 shtator dhe se puna e njohjes reciproke më nuk është çështje diskutimi.

Vilan ka thënë se tashmë Izraelit i mbetet të shoh se si një veprim i tillë të mos ndikojë në raportet në mes të Izraelit dhe Serbisë.

“Nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë ose jo Kosovën, sepse Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator, dhe tashmë na mbetet të mos lejojmë që një veprim i tillë të ndikojë në raportet në mes të Serbisë dhe Izraelit”, ka thënë Vilan, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Tutje Vilan ka thënë se Izraeli s’ka nënshkruar asgjë në Izrael dhe që s’ka qenë pjesë e Samitit në Washington, derisa shton se njohjen reciproke e ka mirëpritur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ambasadori izraelit ka treguar se Vuçiqit nuk i ka pëlqyer vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se nuk mbështet një vendim të tillë të Izraelit.

Megjithatë Vilan thonë se Izraeli është shtet i pavarur dhe se vendimi për njohjen e Kosovës është vendim shtetëror.

“Por Izraeli është shtet sovran dhe ai është vendim i yni. Marrëveshja është nënshkruar, nuk është diçka që mund ta ndryshojë unë apo Vuçiqi. Duhet të punojmë në avancimin e raporteve dhe të pajtohemi gjithashtu me atë që ka ndodhur para dy javëve”, ka thënë Vilan, transmeton Gazeta Express.

Njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Izraelit ka ardhur si rezultat i takimit të 4 shtatorit të organizuar në Shtëpinë e Bardhë nga administrata e Donald Trump.