Fjalë Kyçe

Ambasadori O’Connell i gëzohet fitores së Kosovës

Ambasadori O’Connell i gëzohet fitores së Kosovës

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell i është gëzuar tej mase fitores që Kosova shënoi si mysafirë ndaj Bullgarisë me rezultat 2-3.

Ambasdori ka thënë se futbollistët nuk u dorëzuan andaj fituan ndeshjen. Ka uruar futbollistët por edhe tërë Kosovën për këtë triumph.

“Nuk humben shpresë. Nuk u dorëzuan. Fituan. Urime djema! Urime Kosova!”, ka shkruar O’Connell.

Kujtojmë se Kosova pas kësaj fitoreje renditet e treta në Grupin A me 5 pikë, dhe para saj renditen Anglia e para me 6 pikë aq sa ka edhe Çekia e dyta.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan si vendas me 7 shtator kundër Çekisë.