Spanja dhe Kosova do të luajnë mes vete sonte me fillim nga ora 20:45, për ndeshjet kualifikuese në botërorin “Katari 2022”.
Pak orë para fillimit të ndeshjes, ambasadori i Kosovës, Philip Kosnett i ka uruar shumë fat kombëtares së Kosovës, raporton lajmi.net.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’, Kosnett ka shkruar: “Duke i dëshiruar Kosovës fat në ndeshjen e tyre kundër Spanjës. Gjithmonë një moment krenar kur mund të luash nën hijen e flamurit të vendit tënd, i cili valëvitet në stadium”.
Gjatë këtyre ditëve të fundit ka pasur shumë reagime dhe tensione mes mediave spanjolle se flamuri i Kosovës nuk do të jetë në stadium, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin “La Curteja” në Sevilla.