Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel së bashku me stafin e ambasadës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të aktit terrorist të vrasjes së mësuesit francez Samuel Paty.
Ambasada e Francës në Kosovë ka postuar një fotografi të ambasadores dhe stafit duke mbajtur një minutë heshtje pranë objektit të ambasadës.
“Një minutë heshtje në ambasadën e Francës në nderim të z. Samuel Paty”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.
Mësuesi francez Samuel Paty u vra para disa ditësh në mënyrë makabre duke iu prerë koka nga një ekstremist fetar me prejardhje çeçene në periferi të Parisit.
Presidenti francez, Emanuel Macron, e ka quajtur sulm terrorist islamik vrasjen e mësuesit në periferi të Parisit.
https://twitter.com/FranceauKosovo/status/1318911135693873152?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1318911135693873152%7Ctwgr%5Eshare_3%2Ccontainerclick_0&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fambasadorja-e-frances-ne-kosove-mban-nje-minute-heshtje-per-nder-te-mesuesit-te-vrare-francez%2F