Tammy Ziv, është emëruar Ambasadore e Izraelit në Kosovë.
Ziv, ka bërë ditur në Twitter, që sot ia ka dorëzar letren kredenciale presidentes Vjosa Osmani.
Ajo tha se ndjehet e nderuar që është ambasadore e parë e Izraelit në Kosovë.
“Sot në mëngjes ia dorëzova letrën time kredenciale Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Jam jashtëzakonisht e nderuar që jam bërë ambasadorja e parë e Israelit në Kosovë”, ka shkruar Ziv.