Fjalë Kyçe

Ambasadorja e Kosovës në Romë: I kemi lutur mos të nisen…

Ambasadorja e Kosovës në Romë: I kemi lutur mos të nisen…

Ambasadorja e Kosovës në Romë Lendita Haxhitasimi thotë se gjendja në Itali për shkak të koronavirusit nuk është e mirë, por kjo sipas saj, nuk do të thotë se kosovarët duhet të kthehen në Kosovë.

Thotë se kanë bërë thirrje tek ata që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“40.500 kosovarë jetojnë në Itali por nuk duhet të kthehen të gjithë me doemos në Kosovë”, tha ajo e ftuar në emisionin Pressing në T7.

“Ne deri tani kemi bërë thirrje që mos ta marrin rrugën dhe duhet të jemi të disiplinuar”, theksoi ajo.

Italia është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi.