Fjalë Kyçe

Ambulanca në Banullë të Lipjanit, cak i hajnave

Ambulanca në Banullë të Lipjanit, cak i hajnave

Ambulanca u mbyll para 7 viteve, kurse banorë të 7 fshatrave detyrohen që të shkojnë në qytet për të marrë shërbime, e një ditë më parë në objektin e saj u vodhën edhe dyert e dritaret.

Për disa vite Riza Rrustemi  nga fshati Banullë e Lipjanit vuajti nga sëmundja e kancerit.

E kur u shërua, përsëri ka nevojë që të kryej disa kontrolle mjekësore por këtë nuk po mund ta bëjë në fshatin e tij.

Kjo pasi që ambulanca që gjendet aty u mbyll 7 vite më parë, e tash persona të panjohur kanë filluar edhe ta demolojnë e vjedhin.

66 vjeçari thotë se në këtë qendër spitalore mund të kryenin vizita mjekësore nga 7 fshatra të ndryshme.

E Rrustemi me ironi thotë se kjo ambulance deri në këtë gjendje erdhi nga personat e ‘’mençur’’

Një ditë më parë nga ky objekt u vodhën edhe dyert edhe dritaret.

E nga copat e xhameve që u thyen, dikush edhe mund të jetë lënduar. (gjak).

Për Alban Salihun i cili është banor i këtij fshati dhe asamblist nga radhët e LVV-së në Komunën e Lipjanit thotë se nuk di aryset e dëmtimit të kësaj prone.

Për disa vite në këtë objekt shërbeu edhe doktori Fitim Selimi.

Ai thotë se punët që u kryen në atë ambulancë ishin të shumta, por edhe problemet financiare shkaktuan shumë probleme.

Lidhur me këtë rast T7 kontaktoi edhe drejtorin e shëndetësisë në Komunën e Lipjanit por ky i fundit tha se me rastin janë duke u marrë organet kompetente dhe nuk pranoi të deklarohet.

https://www.youtube.com/watch?v=NXd1hFfyREo