Amir Rrahmani vazhdon të dhurojë paraqitje mbresëlënëse me Hellas Veronan.
Mbrojtësi kosovar luajti 90 minuta të plota në fundjavë ndaj Sampdorias, ku skuadra e tij triumfoi 2-0.
Në këtë ndeshje gol shënoi mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, por Rrahmani arriti një statistikë interesante, shkruan lajmi.net.
25-vjeçari bëri vrapimin më të shpejtë të javës në kampionatin italian me 34.72 kilometër/orë.
Amir Rrahmani tashmë i është bashkuar Kombëtares së Kosovës, ku do t’i luajë dy ndeshjet e tetorit kundër Gjibraltarit përkatësisht Malit të Zi.