Amir Rrahmani do të jetë lojtari më i ri nga shumë futbollistë shqiptar që zbarkon në Serie A.
Mbrojtësi i Kosovës do të kaloje tek Hellas Verona, ekip që u ngrit në elitën e futbollit italian këtë sezon.
Ka qenë gazetari i “Sky Sport”, Gianluca Di Marzio që ka bërë me dije se Rrahmani do të kryejë të martën vizitat mjekësore, teksa në arkën e Dinamo Zagreb do të shkojnë 2.1 milionë euro.
Operacioni është mbyllur nga agjenti Nussi Jashai, i njëjti që solli tek Sampdoria Shkodran Mustafin.
Ndërhyrja e tij dhe njohjet në Itali bënë që Rrahmani të ndryshojë destinacion në momentet e fundit, sepse ishte shumë pranë kalimit tek Standard Liege, madje edhe Celtic ishte pas tij.