Fjalë Kyçe

Amir Rrahmani nga minuta e parë ndaj Udineses

Amir Rrahmani nga minuta e parë ndaj Udineses

Amir Rrahmani do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Udineses të martën në kuadër të Serie A.

Trajneri Gennaro Gattuso do të startoj edhe në këtë takim me Rrahmanin përderisa nga minuta e parë mund të luaj edhe Elseid Hysaj.

Napoli do të kërkojë tri pikë për të mbajtur hapin për një vend që siguron pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ri.

Napoli aktualisht është në pozitën e katërt me 70 pikë të tubuara.