Fjalë Kyçe

Ana e “Për’puthen”: Do të bëja foto nudo nëse paratë do të shkonin për bamirësi

Ana e “Për’puthen”: Do të bëja foto nudo nëse paratë do të shkonin për bamirësi

Ana Kauri, e cila ishte pjesë e Për’puthen gjatë sezonit të kaluar ishte e ftuar në “E diell” në rubrikën “Hëna dhe dielli”.

Ajo tregoi historinë e sikletshme gjatë adoleshencës, kur donte të qëndronte në internet më shumë se sa e lejonin prindërit.

Ana Kauri: Kam qenë në shkollë të mesme dhe mami në atë kohë nuk më linte më shumë se 30 minuta përpara kompjuterit. Kur shkonte në punë, e fshihte aparatin e internetit. Unë e kisha zbuluar se ku e linte dhe sa herë që ikte, e vendosja dhe rrija në kompjuter. Një ditë ka ardhur nga puna më shpejt dhe nga nxitimi për të fshehur aparatin, jam rrëzuar shumë keq dhe sot e kësaj dite kam akoma një shenjë.

Më pas zbuloi dhuratën më të shtrenjtë që i ka bërë i dashuri aktual që është një varëse me vlerë 1500 euro.

Ndër të tjera, Ana tregoi se do të realizonte një set fotografik nudo nëse pagesa do të shkonte për një kauzë bamirësie tek e cila beson shumë.