Fjalë Kyçe

Ancelotti: Javë sfiduese, por e paharrueshme

Ancelotti: Javë sfiduese, por e paharrueshme

Carlo Ancelotti e ka shijuar në maksimum fitoren kundër Barcelonës, e cila e afroi Real Madridin me titull të kampionit në La Liga.

Trajneri italian e ka analizuar ndeshjen e mbrëmshme “El Claciso”, ku “Los Blancos” e siguruan fitoren me rezultat 3:2 vetëm në minutat shtesë, në një ndeshje mjaft interesante dhe me kthesa në rezultat, e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan “Gazeta Express”.

“Ishte një ndeshje mjaft e luftuar, kundër një rivali të fortë, i cili dha gjithçka për të provuar që ta rihapë kampionatin. Ditëm t’i menaxhonim mirë situatat. Dy herë na është dashur ta rikthenim lojën dhe ia dolëm. Më pas, në pikën e fundit të energjisë së kësaj jave, e cila do të jetë e paharrueshme, ia dolëm të shënonim”, deklaroi trajneri i “Merengues” pas lojës.

Ai ndihet mjaft krenar me angazhimin e skuadrës mbrëmë, e cila vinte nga një ndeshje e lodhshme e Ligës së Kampionëve prej 120 minutash lojë ndaj Manchester Cityt në mesjavë.

“Jam mjaft krenar, sepse ishin dy ndeshje mjaft angazhuese dhe sfiduese. I menaxhuam mjaft mirë dhe jemi mjaft të lumtur. Tash duhet të bëhemi gati për pjesën e fundit të sezonit, por kemi shumë dëshirë dhe entuziazëm. Ishte një atmosferë fantastike në Bernabeu, besoj se së bashku mund të arrijmë diçka pozitive në këtë sezon”, nënvizoi tutje “Don Carlo”.

Tash, avantazhi i Realit ndaj Barcelonës është plot 11 pikë, një numër ky që për shumë kë duket i paarritshëm deri në fund të sezonit.

“Triumfi është shumë më afër, por kanë mbetur edhe disa ndeshje. Tash duhet të pushojmë mirë, sepse ishte një javë mjaft angazhuese, por e paharrueshme”, shtoi Ancelotti.

Xavi pas lojës foli për padrejtësi…

“Nuk dua ta gjykoj atë që e ka thënë Xavi, secili i ka mendimet e tij. Preferoj të flas për lojën, ishte e ekuilibruar. Tash e kemi një avantazh të madh, por nuk duhet të relaksohemi. Duhet të bëjmë pikë të tjera në kampionat dhe duhet të përgatitemi për gjysmëfinalen e Championsit”, përfundoi Ancelotti.