Fjalë Kyçe

Ancelotti jep lajmin e keq për Modric, Benzema e Mendy

Ancelotti jep lajmin e keq për Modric, Benzema e Mendy

Megjithatë, Benzema, Mendy dhe Modric kanë qëndruar në shtëpi sepse janë të “dëmtuar”.

U raportua se Carlo Ancelotti u ka dhënë futbollistëve pushim pas humbjes nga Getafe, por trajneri italian ka zbuluar se është pushim i detyrueshëm.

Ai ka bërë të ditur se Karim Benzema, Luka Modric dhe Ferland Mendy e kanë përfunduar sfidën me shqetësime, çka do të thotë se vetëm portieri, Thibaut Courtois është lënë në shtëpi për të pushuar, raporton Express.

“Kemi mungesa sepse disa lojtarë e kanë përfunduar ndeshjen me Getafen me disa shqetësime si Benzema, Modric dhe Mendy. Dua t’i jap minuta Luninit, dhe për këtë Courtois është jashtë”, tha Ancelotti.