Fjalë Kyçe

Ancelotti kërkon fitore kundër Cagilarit, pret gabimin e Juvës

Ancelotti kërkon fitore kundër Cagilarit, pret gabimin e Juvës

Carlo Ancelotti, trajner i Napolit, thotë se skuadra e tij është gati për ndeshjen me Cagilarin.

Cagilari dhe Napoli do të përballen nesër në kuadër të Serisë A. Tekniku italian mendon se dueli i radhës do të jetë një ndeshje e bukur, sepse sipas tij, Cagilari luan mirë.

“Do të jetë një sfidë e bukur pasi ata luajnë mirë”, tha ai për mediet italiane.

Ancelotti pret “kiksin” e lideres se tabelës, Juventusit. “Ne duhet të jemi gati të përfitojmë kundër Juventusi humbet pikë”, theksoi strategu italian.

Napoli renditet e dyta me 35 pikë të tubuara, tetë më pak se kryesuesja e tabelës, Juventusi.