Fjalë Kyçe

Ancelotti: Kjo skuadër ka mesfushën më të mirë në Itali

Ancelotti: Kjo skuadër ka mesfushën më të mirë në Itali

Carlo Ancelotti ka thënë se Napoli ka mesfushën më të mirë në Itali.

Ish trajneri i disa skuadrave të mëdha të Evropës, Carlo Ancelotti, gjatë kësaj vere ka marrë drejtimin e Napolit, për të synuar thyerjen e Juventusit në Serie A, që ka fituar shtatë tituj kampioni në shtatë sezonet e fundit.

Por, teksa e ka të pamundur të mbajë hapin me Juventusin, Ancelotti po krenohet me mesfushën e skuadrës së tij, të cilën e konsideron më të mirën në Itali.

“Ne kemi mesfushën më të mirë në Itali, jam i bindur për këtë”, ka deklaruar Ancelotti, derisa ka folur për gjitha pozitat e skuadrës së tij, përcjell ‘lajmi.net’.

Në pyetjen se a është skuadra e Juventusit e paarritshme, Ancelotti ka thënë: “A është Juventusi skuadër e paarritshme? Jo”, është përgjigjur italiani.

“Juventusi janë shumë të fortë, por nuk janë të paarritshëm”.