Karim Benzema do të jetë i gatshëm për përballjen me Paris Saint Germain.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti për “El Golazo de Gol”.
I pyetur nëse Benzema do të udhëtojë për në Paris javën e ardhshme, ai u përgjigj; ‘Po’.
Ancelotti e konfirmoi këtë pak para konferencës në ora 15:00 para sfidës me Villarrealin, derisa stërvitja e fundit është prashikuar në ora 16:00.
Benzema ka munguar disa ndeshje për Realin, dhe mungesa e tij i ka kushtuar edhe me eliminim nga Kupa e Spanjës.