Fjalë Kyçe

Ancelotti-n e gëzon fitorja në sfidën e funditvitit, ja çfarë thotë

Ancelotti-n e gëzon fitorja në sfidën e funditvitit, ja çfarë thotë

Carlo Ancelotti, trajner i Napoli, është shprehur i lumtur që skuadra e tij, e mbyll vitin më fitore.

“Napolitanët” dje mundën Bologna (3-2), dhe vitin 2018 e mbyllin në pozitën e dytë me 44 pikë, nëntë më pak se liderja e tabelës, Juventus.

Tekniku italian e pranon se sfida me Bolognan nuk ishte e lehtë, por ai thotë se është i lumtur me trepikëshin e fituar në ndeshjen e fundit të këtij viti.

“Bologna na vuri shumë në vështirësi. Jam i lumtur për fitoren dhe që e mbyllem vitin pozitivisht”, tha Ancelotti.