Napoli i Carlo Ancelottit nuk ka arritur të kualifikohet për më tutje në Champions League pas asaj humbje ndaj Liverpulit.
Trajneri i italianëve ka bërë një analizë të gjatë pas ndeshjes, duke shpjeguar edhe arsyet se pse sot janë jashtë Championsit.
“Ne patëm disa shanse për gol por nuk e arritëm atë. Alison ishte fantastik në atë pritje, nuk kam përse t’i them asgjë askujt”, tha ai.
Ancelotti gjithashtu nuk heziton të mbrojë të tijtë, pavarësisht eliminimit, teksa shton: “Nuk duhet të ketë keqardhje për asgjë. Ne kemi bërë më të mirën dhe kemi humbur vetëm prej fatit të keq. Shpresoj të kthehemi më të fortë në ligën e Evropës”.
“Ne bëmë gjithçka mundëm në një grup të vështirë, arritëm të luanim kualifikimin deri në minutën e fundit. Sinqerisht më vjen keq por mungon pak”.
Napoli do vazhdojë rrugëtimin, por tani në Europa League, ku do gjeje ekipe pretendente si Milani, Arsenali e Chelsea.