Fjalë Kyçe

Ancelotti zbulon nëse Allan do të transferohet në PSG

Ancelotti zbulon nëse Allan do të transferohet në PSG

Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se Allan nuk do të largohet nga Napoli.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se Allan nuk do të largohet nga klubi.

Mesfushori spekulohej me transferim në Paris Saint-Germain, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Por, Ancelotti ka konfirmuar qëndrimin e lojtarit në San Paolo.

“Allan ka kaluar një javë të komplikuar, është stërvitur pak andaj nuk do të ftohet për ndeshjen e nesërme sepse do ta lëmë të punojë”, deklaroi ai në konferencë për media, përcjell lajmi.net.

“Por, fatmirësisht do të mbetet me ne, është futbollist i rëndësishëm, gjithmonë ka qenë i tillë dhe do të jetë edhe më shumë. Do të kthehet në Coppa Italia”, theksoi Ancelotti.