Fjalë Kyçe

Andersson paralajmëron lojtarët para duelit me Kosovën

Andersson paralajmëron lojtarët para duelit me Kosovën

Përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson ka kërkuar nga ekipi i tij që të tregohet i kujdesshëm në ndeshjen kundër Kosovës. Dueli mes Suedisë dhe Kosovës, zhvillohet më 9 tetor në stadiumin “Solna Arena” prej orës 18:00 dhe i takon Grupit B kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Andersson të martën ka publikuar listën prej 25 futbollistëve, në të cilën spikat kthimi i sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviq.

Suedia në tetor do të përballet edhe me Greqinë (12 tetor), por Andersson ka thënë se fokusi do të jetë te ndeshja e parë, ajo me Kosovën.

“Së pari, duhet të jemi të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen me Kosovën. E kemi parasysh se Kosova është një ekip me lojtarë shumë të mirë individualë dhe do të bëjë të pamundurën për të na shkaktuar telashe. Mbi të gjitha, Kosova pati një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e fundit që e luajti me Spanjën”, është shprehur Andersson.

Në ndeshjen e luajtur në muajin mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, Spanja e pati mposhtur Kosovën me rezultatin 3:0. Spanja është e dyta në grup me nëntë pikë, katër më pak se Spanja që është lidere dhe ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara në kualifikimet për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, Kosova zë vendin e katërt me katër pikë të mbledhura pas pesë ndeshjeve të luajtura.