Sinan Hoxha e thotë të vërtetën në lidhje me shtatzëninë e dytë të Andrrës.
Së fundmi ka qarkulluar një lajm se Andrra Destani po e pret fëmijën e saj të dytë pasi stomaku i saj shihej i fryrë në disa postime, shkruan lajmi.net.
Mirëpo rreth shtatzënisë së mundshme ka folur Sinan Hoxha i cili për ‘Who’ e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se bashkëshortja e tij nuk është shtatzënë.
“Unë që fle çdo natë me Andrrën nuk di gjë, portalet dinë. Çfarë të them, ishalla vjen një fëmijë tejtër kur ta ketë shkruar Zoti”, u shpreh Sinani.
Ata janë prindër të një djali i cili quhet Ansi.