Pas disa vitesh mungesë, mesfushori kreativ, Anel Rashkaj i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.
Ish-kapiteni i “Dardanëve” i është bashkuar skuadrës së Bernard Challandes për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e “Euro 2020”, raporton Zëri.info.
Në këto dy ndeshje, Kosova do të përballet me Malin e Zi dhe Bullgarinë – në Podgoricë dhe në Sofje.
Ndërsa, pas rikthimit në Përfaqësuese, Rashkaj është shprehur tejet i kënaqur.
“Jam i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre. Ka disa futbollistë të rinjë që nuk kanë qenë kur unë isha këtu, dhe natyrisht se cilësia është më e lartë tani”, tha Rashkaj në konferencën e sotme për shtyp.
“Shumë prej futbollistëve i njoh dhe tani më kanë pritur shumë mirë”, vlerësoi Rashkaj.
“I kam përcjellur të gjitha ndeshjet e Kosovës gjatë viteve të fundit”, shtoi ai.