Fjalë Kyçe

Anëtarët e delegacionit të Kosovës janë të rinj dhe pa përvojë

Anëtarët e delegacionit të Kosovës janë të rinj dhe pa përvojë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:17 në rrugën “Fahri Fazliu” në Podujevë është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku njësit policore kanë dal ne vendngjarje dhe kanë hasur në një veturë e cila ka qenë e dëmtuar.

“Më pas është konfirmuar se dy persona janë në tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare-Podujevë dhe të njëjtit më pas janë dërguar në Spitalin e Prishtinës për tretman të mëtutjeshëm. Tre personat e dyshuar meshkuj kosovarë dhe i dyshuari katërt të cilit nuk i dihet identiteti janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj, vlerëson se në delegacionin e Kosovës që mori udhë dje për në SHBA do të duhej të merrnin pjesë edhe partitë opozitare por edhe njerëz nga akademia.

“Është gabim i madh që partitë opozitare nuk janë bërë pjesë e këtij delegacioni. Do të duhej të përfaqësoheshim më mirë. Ka pas mundësi edhe brenda koalicionit për këtë. Për mendimin tim në prapavijë është dashur të jetë ndonjë personalitet nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës”.

“Arsyeja e parë përvoja dhe ekspertiza profesionale, e dyta; lidhjet që mund t’i kenë pasë dhe e treta; eksperienca politike që ata kanë. Mosha mesatare në delegacion është e re. Nuk ka njerëz me eksperiencë aty”, është shprehur Demaj, njofton Klan Kosova.

Demaj në Sytë 7 ka thënë Kryeministri Avdullah Hoti do të duhet që kur të vjen koha për arritjen e marrëveshjes të përcaktohet që në përbërje të delegacionit të ketë profesionistë.

“Kryeministri Hoti dhe koalicioni qeverisës duhet të përcaktohet me njerëz profesionistë, njerëz me përvojë nga politike me të cilët do të ketë konsulenca atje që Kosova të përfaqësohet sa më mirë”.

“Nëse bisedimet nuk sjellin njohjen reciproke atëherë këto bisedime nuk kanë kuptim”.

Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Gjithashtu është arrestuar një person mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri dhe e njëjta armë është konfiskuar.