Fjalë Kyçe

Anëtari i LDK-së emërohet kryesues i Bordit të KEK-ut

Anëtari i LDK-së emërohet kryesues i Bordit të KEK-ut

Qeveria e Kosovës e ka shkarkuar Bordin e përkohshëm të ndërmarrjes KEK, duke e emëruar një bord të ri të përkohshëm.

Kryesues i këtij Bordi është zgjedhur Musa Misini, i cili ka qenë kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2014 dhe ish-kryetar i Komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së.
Bordi i ri i KEK-it, gjithashtu përbëhet nga drejtorët Petrit Ibraj, Fatime Grajcevci dhe Fadil Hoxha.

Ndërkaq, kryesuesi i ri i Bordit të KEK-ut, Musa Misini ka thënë për KALLXO.com se është anëtar i LDK-së.

Ai thotë se nuk beson që ka ndikuar partia në emërimin e tij, pasi ka shtuar se ka aplikuar për drejtor të këtij bordi në konkursin publik.

“[Për emërimin si kryesues] E kam lexu ne gazeta, edhe unë ma shumë s’di. Unë jam veç anëtar i LDK-së, ndërsa nuk jam në asnjë strukturë tjetër. Nuk besoj që ka ndikuar [partia], unë kam aplikuar për drejtor të bordit, ka qenë konkursi publik. Sigurisht iu kanë referuar atyre, më shumë s’di asgjë”, ka thënë ai.