Deputeti i Partisë Social Demokrate Dadan Molliqaj ka thënë sot në Kuvend se ish partiaku i tij Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, dhe ka pasur shef Kadri Veselin.
Pas kësaj ka pasur shumë reagime nga VV-ja.
Anëtari i kësaj partie Arbër Zaimi, ka thënë se kjo paska qenë arsyeja pse PSD kur dolën nga VV-ja, insistonin ta merrnin me vete Konjufcën, ngase kanë menduar që është pjesë e SHIK-ut, dhe do tu ndihmonte.
Ai madje i ka quajtur PSD si skllevërit e vegjël të Devollëve e Batonit, me gjunjë të skuqur.
Statusi i plotë:
Tash po kuptohet pse krejt klika bënin foto me Glaukun dhe i luteshin që të dilte nga Lëvizja e të shkonte me ta.
Ata paskan kujtuar se Glauku është shik, prandaj i qenkan lutur të shkojë me ta.
Skllevërit e vegjël të Devollëve e Batonit, me gjunjë të skuqur.