Fjalë Kyçe

Anglezët triumfojnë në ndeshjen kundër Kroacisë

Anglezët triumfojnë në ndeshjen kundër Kroacisë

Kombëtarja e Anglisë e ka nisur me fitore aventurën në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, duke mposhtur Kombëtaren e Kroacisë.

“Tre Luanët” shënuan fitore të ngushtë me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net. Qysh nga minuta e parë, Anglia kërkoi me ngulm golin duke dominuar në të gjitha aspektet në pjesën e parë.

Anglezët kishin disa raste, por asnjë nuk ia dolën t’i konkretizojnë, kësisoj 45-minutëshi i parë u mbyll ashtu siç nisi. Ishte Raheem Sterling që gjeti golin pas asistimit të bukur nga talenti Kevin Phillips (57′).

Phillips e gjeti Sterling në mënyrën më të mirë, kështu që ky i fundit lehtësisht realizoi në portën e kundërshtarit.

Në minutat e mbetur, Kroacia provoi disa herë, por assesi nuk ia dolën, andaj epilogu përfundimtar mbeti 1 – 0. Me këtë fitore, Anglia merr kreun me tri pikë, derisa Kroacia renditët në fund pa pikë.