Fjalë Kyçe

Anglia e ‘përzë’ Kosovën nga shtëpia e saj, ja ku do vendoset tani përfaqësuesja

Anglia e ‘përzë’ Kosovën nga shtëpia e saj, ja ku do vendoset tani përfaqësuesja

Kombëtarja anglez do të zbarkojë në muajin nëntorë në Kosovë për tu përballur me “Dardanët” në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Federata e Futbollit të Anglisë ka konfirmuar se e ka rezervuar tërë hotelin “Emerald” dhe se 126 dhomat që posedon ky hotel do t’i takojnë “Tre Luanëve”.

Edhe pse nuk do të mund t’i shfrytëzojnë 126 dhomat, Federata e Anglisë ka vendosur që t’i rezervojë të gjitha, dhe këtë e ka bërë tetë muaj para përballjes me Kosovën.

Ata madje kanë kërkuar që asnjë mysafir të mos jetë në “Emerald” gjatë kohës sa do të qëndrojë aty Kombëtarja angleze.

Të gjendur në një situatë të tillë “Dardanët” kanë zgjedhur për të ndërruar mjedis, ndërkohë që “Hotel International Prishtina” pritet të jetë “shtëpia e re” e tyre për disa ditë.

Në “International Prishtina” vendoset përfaqësuesja U-21 e Kosovë, derisa të prenotuara janë dhomat për kundërshtarët e Kosovës që ka patur deri më tani.

Së fundmi në këtë hotel ishin vendosur Danimarka dhe Bullgaria.
Në opsion është edhe “Hotel Venus”, i cili mund ta presë Kosovën në muajin nëntorë.