Zyrtarët e Shëndetësisë në Angli e kanë gjetur personin i cili kishte rezultuar pozitiv me variantin brazilian të koronavirusit.
Lokalizimi i tij është bërë pas pesë ditësh kërkime për të, i cili është një prej gjashtë njerëzve që janë infektuar me variantin e njohur si P1, shkruan The Independent.
Autoritetet thanë se ishte e mundshme që personi i kërkuar kishte kryer një test në shtëpi më 12 shkurt mirëpo kishte dështuar por nuk është arritur që të regjistrohet në kartën e tyre të regjistrimit.
Kërkimet për këtë person ishin bërë në 379 familje në fillim të kësaj jave dhe vetëm pas pesë ditësh ai ishtë gjetur.