Fjalë Kyçe

Anglia mposht Kosovën, megjithëse djelmoshat kosovarë dominuan në pjesën e dytë

Anglia mposht Kosovën, megjithëse djelmoshat kosovarë dominuan në pjesën e dytë

Kosova ka humbur përballjen më të vështirë të Grupit A kualifikues për “Euro 2020”, duke u mposhtur nga Anglia 5 me 3.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët për “Dardanët”, por në të dytën ekipi kosovar i dha leksion kombëtares që renditet në vendin e katërt të botës.

Valon Berisha befasoi anglezët në Southampton duke i dhënë Kosovës epërsinë në minutën e parë, por kjo vetëm ngjalli vendasit që me Raheem Sterlingun në superformë arriti të mbyllë pjesën e parë me rezultat 5 me 1. Sterling barazoi gjithçka në minutën e tetë, ndërsa 10 minuta më pas asistoi për Harry Kanen. Vojvoda realizoi autogol në minutën e 38-të, para se Jadon Sancho me dy gola, të dyja asiste nga Sterling, të mbyllte serinë e golave për anglezët në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, në minutat 49 dhe 55, Kosova arriti të realizojë dy gola përmes Valon Berishës dhe Vedat Muriqit për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 5 me 3.

Arijanet Muriqi në minutën e 65-të arriti të presë penaltinë e Harry Kanet për të mohuar edhe golin e gjashtë të superfuqisë botërore.

Çekia, rivalja e drejtpërdrejtë e Kosovës në rrugën për Evropian, ka mposhtur Malin e Zi, dhe tani “Dardanët” bien në pozitën e tretë të Grupit A. Anglia prin me 12 pikë, çekët janë të dytët me nëntë, ndërsa Kosova ka tetë pikë si e treta. Mali i Zi dhe Bullgaria mbyllin grupin me nga dy pikë.

Me këtë humbje, u prish seria prej 15 ndeshjeve pa humbje e ekipit të Bernard Challandesit.

https://tiger.cdnja.co/v/jz/jzp3.mp4?secure=y2bnLBmcTAikYOqhDp2yVw&expires=1568154600