Fjalë Kyçe

Ankesa e Listës Serbe në Kushtetuese, Miftaraj: S`mbështetet as në Kushtetutë, as në dokumentin e Ahtisarit

Ankesa e Listës Serbe në Kushtetuese, Miftaraj: S`mbështetet as në Kushtetutë, as në dokumentin e Ahtisarit

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar ankesën e Listës Serbe ndaj Qeverisë Kurti në Gjykatën Kushtetuese.

Ai në Facebook shkruan se kërkesa e Listë Serbe nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë as në dokumentin e Ahtisarit.

“Privilegjet e ofruara nga qeveritë e kaluara jo domosdoshmërisht kanë qene praktika të mira dhe të mbeshtetura në Kushtetutë”.

“E drejta e garantuar me Kushtetutë dhe privilegjet e fituara në marrëveshje politike dallojnë. Në rastin konkret kemi te bejme me privilegje dhe jo te drejte te garantuar me Kushtetutë”, shkruan ai