Fjalë Kyçe

Ankesa për mbipopullim të shkollave në Fushë Kosovë

Ankesa për mbipopullim të shkollave në Fushë Kosovë

Përfaqësues të prindërve të shkollës “Mihail Grameno” vlerësojnë se numri i nxënësve në këtë shkollë është përtej norrmës së lejuar.

Është shkolla më e madhe në Fushë Kosovë.

Përkundër kësaj, hapësira e objektit të shkollës “Mihail Grameno” duket se është e pamjaftueshme për nxënësit që mësojnë aty.

Kështu thonë përfaqësues të prindërve.

Kryetari i këshillit drejtues i prindërve, Albert Kurtulaj vlerëson se numri i madh i nxënësve në këtë shkollë është përtej norrmës së lejuar.

Përvec kësaj, problem tjetër në mbarëvajtjen e procesit mësimor Kurtulaj po e konsideron edhe numrin e vogël të mësimdhënësve në komunën e Fushë Kosovës.

Megjithatë, për këtë ankesë nuk është deklaruar drejtori i shkollës, Ismet Gashi.

E kaq problematike, këtë çështje nuk po e konsiderojnë në Komunën e Fushë Kosovës.

Drejtori i arsimit në komunën e Fushë Kosovës, Përparim Shahini, thotë se, përkundër një rritjeje të numrit të nxënësve në disa klasa, nuk bëhet fjalë për mbipopullim të shkollës “Mihail Grameno”.

Gjithsesi, ai theksoi se kanë një plan të qartë për t’i ikur sa më shumë ngarkesës së shkollave me numër të nxënësve, përgjatë këtij mandati.

Sa i përket numrit të vogël të mësimdhënësve, Shahini thotë se kanë dërguar tri shkresa Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave për të përmbushur nevojat për mësues.

Televizioni ka kërkuar një qëndrim edhe nga Ministria e Arsimit për këtë çështje, por të njëjtit gjatë ditës nuk kanë qenë të qasshëm.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.