Fjalë Kyçe

Anton Cena fiton medaljen e artë për veteran në xhudo

Anton Cena fiton medaljen e artë për veteran në xhudo

Xhudisti Anton Cena ka arritur që ta fitoj medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos për veteran, që po mbahet në Lisbonë.

Në kategorinë deri në 66 kilogram, Cena që ka qënë edhe instruktor në Policinë e Kosovës, arriti ta fitoj vendin e parë  apo medaljen e artë në konkurencën e veteranëve pasi mposhti Lucio Conceicao.

Pas këtij suksesi, Cena ka bërë të ditur se mund të largohet nga pjesëmarrja në garat për veteran, shkaku se do t’i nënshtrohet një operimi.