Fjalë Kyçe

Anulohen në tërësi votat e partive boshnjake në shtatë komuna

Anulohen në tërësi votat e partive boshnjake në shtatë komuna

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur t’i anulojë në tërësi votat e subjekteve politike boshnjake në komunat: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Novobërdë.

Komunitetet pakicë joserbe kanw dorëzuar ankesë në PZAP lidhur me procesin zgjedhor dhe dyshimet për keqpërdorimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur “Romani Iniciativa”.

PZAP-ja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që votat e përfshirë në fletëvotimet e anuluara t’i largojë nga rezultati përfundimtar.