Bora e madhe ka shkaktuar probleme në të gjithë Evropën të dielën, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani, teksa disa aeroporte janë detyruar të pezullojnë fluturimet.
Në Gjermani moti i ftohtë i dimrit po përhapet nga jugperëndimi. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për shoferët dhe këmbësorët që të kenë kujdes nga akulli, duke i këshilluar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi në rastet kur është e mundur, raporton AP.
Aeroporti i Frankfurtit ka anuluar 120 nga 1,090 ngritje dhe ulje të planifikuara të dielën, sipas zyrës së shtypit të Fraport.
Në aeroportin e Mynihut, vetëm njëra pistë ishte e hapur ndërsa tjetra po pastrohej.
Në Baden-Wuerttemberg, tetë persona janë lëndyar kur një autobus ka dalë nga rruga pranë qytetit Hemmingen.
Lidhjet e trenave në distanca të gjata gjithashtu pësuan parregullsi në zonën e Frankfurtit.