“Miss World” u anulua në minutën e fundit kur të paktën 23 vajza u infektuan nga COVID-19, duke bërë që organizata të humbasë miliona.
“Ata humbën miliona për të mbajtur konkursin këtë vit”, tha një burim i ngjarjes – që gjykon garuesit për punën e tyre filantropike, jo se si duken me rroba banje, transmeton lajmi.net.
Theksojmë se kostoja e prodhimit është rreth 5 milionë dollarë. Konkursi ishte caktuar të zhvillohej më 16-të dhjetor në Porto Riko, por u anulua vetëm disa orë para shfaqjes.
Një përfaqësues i konkursit thotë: “Siguria e të gjithë të përfshirëve duhej të ishte parësore, edhe nëse kjo nënkupton kosto shtesë.”
Sipas raporteve, 23 nga 97 garueset rezultuan pozitivë së bashku me të paktën 15-të anëtarë të stafit.
Guru i bukurisë Peter Thomas Roth ishte në ishull për të vepruar si gjyqtar, duke na thënë se kur ai mbërriti atje disa ditë më parë, “tetë nga vajzat kishin dalë tashmë pozitive”.
COVID nuk ishte problemi i vetëm që hasi emisioni gjatë javës para datës së transmetimit.
Roth shton: “Gjithçka shtyhej, sepse rryma e hotelit vazhdonte të fiket dhe ata nuk kishin një gjenerator. Ngjarjet u vonuan disa orë sepse vajzat kishin nevojë të bënin flokët dhe grimin dhe kishin nevojë për energji elektrike.”
Shfaqja, e cila numëron Halle Berry dhe Lynda Carter si ish-fituese, tani është riplanifikuar për t’u mbajtur në Puerto Rico Coliseum Jose Miguel Agrelot më 16-të mars.
“Ne jemi të sigurt se ngjarja do të jetë një sukses i madh në mars dhe falenderojmë të gjithë për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre,” tha përfaqësuesi i shfaqjes.