Fjalë Kyçe

Anulohet miqësorja e Kosovës me Malin e Zi, shkak rastet me koronavirus

Anulohet miqësorja e Kosovës me Malin e Zi, shkak rastet me koronavirus

Anulohet miqësorja e Kosovës me Malin e Zi, shkak rastet me koronavirus

Është anuluar miqësorja me Malin e Zi që është dashur të zhvillohet sonte nga ora 17.00 në Podgoricë.

Kombëtarja e Kosoves ka udhëtuar të shtunën për në Podgoricë dhe ishte e gatshme për ndeshje.

Por te Mali i Zi janë paraqitur disa raste me koronavirus dhe për këtë arsye është vendosur të anulohet takimi.

Vendimi u mor për të ruajtur shëndetin e lojtarëve, përkatësisht për të shmangur kontaktin me lojtarët tjerë të Malit të Zi, që mund të jenë bartës të virusit.

Kombëtarja e Kosovës kthehet sot në Prishtinë dhe nesër vazhdohet me stërvitje për ndeshjet kualifikuese të janarit./express.