Fjalë Kyçe

Anxhelina dhe Era Istrefi nuk përjashtojnë mundësinë e një bashkëpunimi në të ardhmen

Anxhelina dhe Era Istrefi nuk përjashtojnë mundësinë e një bashkëpunimi në të ardhmen

Dy këngëtaret kanë shprehur se do të ishin të lumtura të bashkëpunonin.

Këngëtarja e njohur shqiptare u rikthye në skenën muzikore së fundmi pas 9 vitesh mungesë, shkruan lajmi.net.

Ajo për momentin është duke shijuar suksesin e dy projekteve muzikore të cilat i lansoi mjaft afër njëra tjetrës.

Pas një interviste virtuale me ndjekësit e saj, këngëtares i është kërkuar një duet me këngëtaren shqiptare, Era Istrefin, teksa Anxhelina ishte pro duetit.

“Pse jo e vlerësoj Erën shumë si femër dhe si artiste”, ishin fjalët e Anxhelinës.

Ndërkohë qe të njëjtën Instastory e shpërndau edhe Era duke thënë se edhe ajo ndan të njëjtin mendim me të.

“Edhe un zemër, kënga jote e fundit është e zjarrtë”, shkroi Era për kolegen e saj Anxhelinën.

Se a do të kemi bashkëpunim apo jo mes këtyre dyjave mbetet të shihet me kohën./Lajmi.net/