Po shijonte pafund performancat e artistëve, por jo gjithçka shkoi si duhet.
Anxhelina Hadërgjonaj mbrëmë shikoi nga afër performancat e artistëve në “Sunny Hill”, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja u argëtua pafund nën ritmet e këngëve të yjeve, siç ishin Miley Cyrus, Elvana Gjata, Yll Limani, Kejsi Tola, e të tjerë.
Por, asaj i humbi telefoni, e këtë gjë e tregoi përmes një postimi në Instagram, ku shkruan “E humba telefonin mbrëmjen e kaluar, më kontaktoni në DM nëse ju duhem”.
Kujtojmë se sonte mbahet nata e dytë e festivalit “Sunny Hill”, ku do të këndojnë Gashi, Ledri Vula, Lumi B, e të tjerë.