Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ka rrëzon shumicën e pikave të ankesës së Pjetër Shalës, por ka gjetur shkelje në aktgjykimin e Themelores.
Anëtarja e Panelit të Apelit, Nina Jorgensen ka theksuar se paneli vë në dukje se palët nuk qenë në gjendje të citonin prova që, sipas tyre, mund të konsideroheshin bindshëm si të tilla.
“Paneli gjithashtu mbajti parasysh se nuk u dhanë dëshmi konifrmuese të ndalimit të këtyre dy personave të FMK (Fabrikën e Metaleve në Kukës) prej dëshmitarëve të cilët dhanë dëshmi në sallën e gjyqit. Duke pasur parasysh se të vetmet prova të administruara në gjykim lidhur me ndalimin arbitrar të tyre në FMK janë të paverifikuara, Paneli i Apelit gjykon se verdikti i fajësisë së z. Shala për ndalimin arbitrar të këtyre dy personave u bazua në masë vendimtare në prova të paverifikuara. Si përfundim lidhur me pikën 7, Paneli i Apelit konstaton se verdiktet e fajësisë për torturë ndaj 5 personave dhe ndalim arbitrar të dy personave u dha në shkelje të rregullës 140, paragrafi 4, nënparagrafi A i rregullores dhe i prapëson këto verdikte”, ka theksuar ajo.
Paneli ka konstatuar se Shala është përgjegjës edhe për vrasje dhe ka pasur qëllim për vrasje si pjesë e ndërmarrje së përbashkët kriminale dhe kjo mund të dëshmohet prej mohimit të qasjes në ndihmë mjekësore të viktimës së vrasjes.