Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, në një opinion të shkruar ekskluzivisht për gazetën “Zërin” për Ditën e Evropës 2019, e cila festohet nesër, ka bërë të ditur se BE-ja deri më tani i ka investuar në Kosovë mbi 2.5 miliardë euro në të gjitha segmentet e shoqërisë.
Sipas saj, investimet e BE-së kanë kontribuuar në krijimin e mijëra vendeve të punës nëpër Kosovë, kanë mbështetur qindra kompani dhe janë ndërtuar shkolla të shumta. Falë BE-së tani Prishtina ka ujë 24/7 dhe dhjetëra mijëra qytetarë të saj kanë ngrohje qendrore.
“BE-ja dhe Kosova janë të destinuara të jenë së bashku. Rrugët tona nuk do të ndahen. Megjithatë, që Kosova të ketë sukses në plan afatgjatë, nxitja duhet të vijë nga brenda. Të rinjtë po e tregojnë rrugën. Udhëheqësit e Kosovës duhet ta ndjekin atë. Asnjë udhëheqës nuk duhet të jetë i kënaqur me perspektivën ku më të mirët dhe më të zgjuarit dëshirojnë të largohen. Në vend të kësaj, ata duhet të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që ata të duan të qëndrojnë në Kosovë. Investimi në arsim, krijimi i vendeve të punës, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm është rruga e drejtë. Të rinjtë po e tregojnë rrugën”, ka shkruar mes tjerash Apostolova.