Fjalë Kyçe

Apple, kompania më e vlefshme amerikane në treg

Apple, kompania më e vlefshme amerikane në treg

Gjiganti teknologjik, Apple është kthyer të mërkurën në kompaninë e parë amerikane në vlerë të 2 trilionë dollarëve.

Në mars të vitit 2018, Apple që prodhon telefonat e llojit, iPhone ka qenë kompania e parë 1 trilionëshe në treg.

Kjo kompani përcillet tani nga gjigantë tjerë të teknologjisë, përfshirë Amazon, Microsoft dhe kompaninë simotër të Google, Alphabet, të cilat tani kanë më shumë se 1 trilion dollarë vlerë në treg.

Fitimet e kompanisë Apple janë dyfishuar në krahasim me periudhën e muajit mars, derisa performanca e mrekullueshme e saj ka ndikuar që pasuria e shefit të kësaj kompanie, Tim Cook, të arrijë në 1 miliard.

Suksesi i Apple ka ardhur në kohën e rritjes së çmimeve për shërbime të teknologjisë dhe punës nga shtëpitë, me qëllim të respektimit të protokolleve për distancim fizik, të nxitura nga pandemia me koronaviurs.

Apple ka raportuar se profiti i është rritur për 8 për qind, duke arritur në 11.2 miliardë dollarë derisa vlera e të ardhurave është rritur për 11 për qind, apo 59.7 miliardë dollarë në çerekun e fundit që ka përfunduar në qershor.