Fjalë Kyçe

Apple mund të zvogëlojë prodhimin e iPhone 13 për këtë arsye

Apple mund të zvogëlojë prodhimin e iPhone 13 për këtë arsye

Apple mund të reduktojë prodhimin e iPhone me 13 milionë njësi për shkak të mungesës së çipave në nivel global. Kompania pritej të prodhonte 90 milionë njësi të modeleve të reja iPhone deri në fund të vitit, sipas Bloomberg.

Thuhet se Apple ka informuar prodhuesit e saj se numri i njësive do të jetë më i vogël, sepse furnizuesit e saj të çipave, përfshirë Broadcom Inc dhe Texas Instruments, janë në një betejë të vërtetë për shpërndarjen e përbërësve të tyre.

Analistët kanë paralajmëruar se klientët e Apple do të duhet të presin më gjatë për të marrë  iPhone 13 në duart e tyre për shkak të problemeve të zinxhirit të furnizimit. /abcnews.al