Fjalë Kyçe

Apple njofton uljen e çmimit të iPhonëve

Të ardhurat e Apple kanë rënë dukshëm në tremujorin e fundit në njoftimin e kompanisë. Për këtë, Apple ka vendosur që të bëj disa ndryshime.

CEO i Apple, Tim Cook ka njoftuar se Apple do të ulë çmimet e iPhone në tregjet ku monedhat vendase janë dobësuar kundrejt dollarit.

“Ne kemi vlerësuar gjendjen makroekonomike në tregjet kur monedhat vendase janë dobësuar ndaj dollarit. Ne kemi vendosur të përpjestojmë çmimet tona me rënien e monedhave në ato tregje, për të ulur çmimin e produkteve tona” ka njoftuar Cook.

Pas këtij vendimi, Apple do të provojë këndelljen me lëshimin e shërbimit Live Stream, që pritet të nis në muajin prill.